OEMVP bën thirrje për sinqeritet në debatet publike dhe lehtësim të burokracisë për bizneset
OEVM ka kërkuar një qasje më të sinqertë dhe bashkëpunuese nga të gjithë aktorët në debatet publike rreth ekonomisë dhe politikëbërjes.

OEVM ka kërkuar një qasje më të sinqertë dhe bashkëpunuese nga të gjithë aktorët në debatet publike rreth ekonomisë dhe politikëbërjes. Sami Morina nga kjo Odë kërkoi heqjen e pengesave burokratike dhe një trajtim më fleksibil nga ana e inspektorateve shtetërore ndaj bizneseve, për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve reale.
"Anëtarët, pjesëmarrësit e debateve publike në politikëbërje, në ekonomi, apo cilën do sferë të jetës, ajo debat publik duhet të jetë pak më i sinqertë prej aktorëve që marrin pjesë aty... Si burokracia, si politika fiskale, si realizimi i detyrimeve të shtetit ndaj kompanive... të gjitha këto, asnjëra nuk duhet të lihet anash. Ne, pra... duhet me sinqeritet t'u qasemi me këtyre zgjidhjeve.", tha mes tjerash Morina.
