Botë
Sulmet ndaj rafinerive ruse, Trump-i kritikon Zelensky-in
16.10.2026 19:10
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun ukrainas...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky-in, për sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.
Në një intervistë për Neësmax, ai i cilësoi këto sulme si të papranueshme dhe pretendoi se ndikojnë në rritjen e çmimeve të karburantit. Trump-i deklaroi se bashkëpunimi me Zelensky-in është më i vështirë sesa me Vladimir Putinin.
Ai vuri në dyshim edhe gatishmërinë e presidentit ukrainas për të arritur një marrëveshje paqeje. Deklaratat erdhën pas një sulmi ukrainas me dronë ndaj një rafinerie në rajonin rus të Ryazanit.
Sulmi ishte i pari ndaj një objekti energjetik rus pas njoftimit për armëpushim energjetik mes Moskës dhe Kievit.
