Botë
Marrëdhëniet Kinë – Izrael, Yi: Ndal zgjerimin në Bregun Perëndimor
16.10.2026 19:24
Ministri i Jashtëm kinez, Uang Yi, i ka kërkuar Izraelit të ndalë zgjerimin...

Ministri i Jashtëm kinez, Uang Yi, i ka kërkuar Izraelit të ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, duke e cilësuar çështjen palestineze si një padrejtësi të madhe historike.
Këtë qëndrim ai e shprehu gjatë takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog, në Azerbajxhan. Uang theksoi se Kina mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe është e gatshme të bashkëpunojë për rifillimin e dialogut politik.
Nga ana tjetër, Herzog ngriti shqetësimet për sigurinë e Izraelit dhe kërcënimet që, sipas tij, vijnë nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij. Ndërkohë, situata në Rripin e Gazës mbetet e rëndë edhe një vit pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga ShBA-ja.
Banorët vazhdojnë të përballen me sulme, zhvendosje dhe mungesë ushqimi, ndërsa përpjekjet për një zgjidhje të qëndrueshme vijojnë.
