Botë

Protesta masive antiqeveritare në Itali

16.10.2026 20:00

Protestat e studentëve u shtrinë këtë të premte në qytetet kryesore të Italisë...

Në Romë, protestuesit u përleshën me policinë përpara Ministrisë së Arsimit, duke hedhur parulla si “Para për shkollën, jo për luftën“ dhe “më pak armë e më shumë të drejta“.
 
Përplasje me policinë pati edhe në Torino.
 
Në tubime ra në sy edhe prania e flamujve palestinezë, ndërsa u hodhën parulla kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
 
Shumë prej të rinjve mbanin veshur edhe veshje ku shkruhej Antifa, një lëvizje e majtë radikale anti-fashiste.
 
Protestat e pagëzuara si “Dita pa Melonin” mblodhën të paktën 400 mijë njerëz në mbarë vendin.
 
Italia bëhet kështu vendi i radhës evropian që përfshihet nga një valë masive e protestave të nxënësve, një lëvizje e nisur javët e fundit në Francë për arsye të ngjashme.