Rajon
Rama reagon pas protestës: Protesta paqësore, jo dhunës ndaj bizneseve
17.10.2026 11:28
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një videomesazh nga një biznes i dëmtuar gjatë protestës...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh nga një biznes i dëmtuar gjatë protestës, ku foli për dhunën, të drejtat e studentëve, rritjen e pagave dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Rama theksoi se mbrojtja e të rinjve dhe e qytetarëve është përgjegjësi e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të lejojë që e ardhmja e tyre të rrezikohet. Ai nënvizoi se përgjegjësia e tij është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
“E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme, por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd dhe asgjë ta rrezikojë të ardhmen e këtij vendi ku rriten ata dhe çdo fëmijë i Shqipërisë. As për përfitime politike të atyre duarve të paudha që janë rikthyer me tërbimin e djegies e shkatërrimit, as për qëllime të mbrapshta të duarve huaja që janë futur për të na ndalur, por as për ndonjë qëllim tjetër.”, deklaroi kryeministri i Shqiprisë Edi Rama.
Gjatë mesazhit, Rama u ndal edhe te hapërimi i vendit drejt BE-së, investimet e huaja, rritja e pagave agat dhe digjitalizimi i shërbimeve publike, duke theksuar se ato kanë ardhur në rritje dhe do të vijojnë të rriten.
“Kemi nisur të mbyllim negociatat në rrugën drejt majës ku do ta çojmë Shqipërinë me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut në shtëpinë e Europës së përbashkët. Kemi trefishuar Prodhimin e Brendshëm të vendit. Kemi tërhequr gjithnjë më shumë investime të huaja.Pagat. Pagat nuk janë asnjëherë mjaft, por kanë vazhduar të rriten dhe të rriten përsëri e përsëri. Sot shërbimet janë në masën dërrmuese me një klik përmes celularit apo kompjuterit më të afërt. Sot Shqipëria është një vend tjetër dhe me këto arritje, me këtë bazë bashkë do të vazhdojmë Shqipërinë përpara.”, u shpreh Rama.
Rama gjithashtu ka prezantuar dritaren “Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit gjatë 4 ditëve të fundit. Çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga vala e dhunës në dritaren e-Albania do të mund të regjistrojë dëmin, tha Rama.
VLORA LATIFI TOPOJANI
