Botë
Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë
17.10.2026 12:21
Trump ka vendosur të pezullojë zbatimin e një pakete të re sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë...

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë zbatimin e një pakete të re sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë, të cilën e kishte nënshkruar në ligj më 18 shtator. Vendimi justifikohet me interesin kombëtar të SHBA-së dhe vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon dhe marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Legjislacioni, i miratuar me mbështetje të gjerë dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan, synonte të kufizonte të ardhurat financiare të Moskës dhe të shtonte presionin ekonomik ndaj Kremlinit për shkak të luftës në Ukrainë. Vendimi i ri mbështetet në një dispozitë ligjore që i jep presidentit mundësinë të pezullojë disa prej masave, nëse ai i paraqet Kongresit një deklaratë me shkrim ku argumenton se një veprim i tillë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, pezullimi nuk nënkupton heqjen e të gjitha sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Masat e mëparshme mbeten në fuqi, ndërsa përjashtimet e parashikuara nga urdhri mund të vazhdojnë derisa administrata amerikane të marrë një vendim të ri.
