Ekonomi

Ballkani Perëndimor, investime të përbashkëta për rritje ekonomike

22.06.2015 15:43

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në projekte të përbashkëta investuese...

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në projekte të përbashkëta investuese, si për shembull në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe arsimit, që të sigurojnë rritje më të madhe ekonomike.
 
Ky është një ndër propozimet e miratuara të konferencës rajonale të odave ekonomike nga rajoni, të mbajtur në vigjilje të Konferencës së dytë për Ballkanin Perëndimor, në suaza të "Procesit të Berlinit", në të cilën pjesëmarrëse ishte edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
"Pjesëmarrja e rajonit në këmbimin e përgjithshëm tregtar të Bashkimit Evropian në vitin 2014 arrin vetëm 1,1 për qind, që është rezultat i dobët ekonomik dhe për shkak të asaj i domosdoshëm është intensiviteti, përkatësisht të gjithë së bashku të punojmë të paktën që ta rrisim dyfish në vitet e ardhshme"- deklaroi Elena Milevska-Shtrbevska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
Në këtë takim është dakorduar që të themelohet edhe forum investues i odave për Ballkanin Perëndimor dhe të formohet qendër e përbashkët për programim të projekteve rajonale, si dhe të kërkohet nga qeveritë e çdo vendi që kryetarët e odave ekonomike të anëtarësohen në komisionet investuese kombëtare.
 
Është dakorduar edhe që odat e rajonit të Ballkanit Perëndimor të takohen çdo tre muaj, ndërsa mbledhja e ardhshme të mbahet në Maqedoni. 
 
REXHEP QAMILI