Rajon

Berisha: Të bashkohemi me protestën e studentëve

17.10.2026 16:47

Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për protestat e studentëve...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat e studentëve, duke deklaruar se PD do të ofrojë mbështetje dhe mbrojtje maksimale për atë që e cilësoi si një “revoltë shpëtimtare për Shqipërinë”. Në deklaratën e tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, bizneseve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që t’u bashkohen studentëve, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për grabitje të pronave publike dhe keqmenaxhim të pasurive të vendit.
 
“Nuk jam për të prekur pronat, por nuk mund të injoroj kurrë se shkatërrimtari më i madh i pronave, grabitësi, plaçkitësi më i madh i pronave të shqiptarëve është Edi Rama, narkodiktatori që ju nuk ia thoni dot narkodiktator. Sistemi i bazuar në drogën, e cila shkatërroi ekonominë tonë, i bazuar në vjedhjen e miliarda e miliarda eurove, i bazuar në vjedhjen e miliarda e miliarda aseteve publike, duhet të përmbysur një minutë e më parë.Ndaj dhe çdo shqiptar duhet të dëgjojë këtë zë që buron nga thellësia e ndërgjegjes më të pastër të shoqërisë shqiptare dhe kombëtare, të bashkohemi me ta si prindër, si gjyshër, si bashkëmoshatarë sepse po bëjnë betejën më të fuqishme për shpëtimin e këtij vendi.”, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha.