Botë
Papa Leoni XIV del nga spitali pas operacionit për heqjen e tumorit në mushkëri
17.10.2026 18:18
Papa Leoni XIV është larguar nga spitali “Gemelli” në Romë dhe është kthyer në Vatikan...

Papa Leoni XIV është larguar nga spitali “Gemelli” në Romë dhe është kthyer në Vatikan, pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori kanceroz në mushkërinë e djathtë.
Papa 71-vjeçar iu nënshtrua operacionit të martën, gjatë të cilit mjekët i hoqën pjesën e poshtme të mushkërisë së djathtë. Ndërhyrja përfundoi me sukses dhe pa komplikime.
Sipas Vatikanit, analizat e gjakut, radiografia e kraharorit dhe vlerësimi i përgjithshëm shëndetësor konfirmuan se gjendja e Papës është e qëndrueshme dhe se ai mund të vazhdojë rikuperimin jashtë spitalit.
Mjekët Luigi Carbone dhe Stefano Margaritora konfirmuan përmirësimin e gjendjes së tij, duke i dhënë leje të largohet nga spitali vetëm katër ditë pas operacionit.
Papa Leoni XIV pritet të drejtojë të dielën lutjen tradicionale të Engjëllit të Zotit, nga dritarja e apartamentit papnor me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan.
