Shqipëria

Tiranë, protestat dalin jashtë kontrollit: Flakë, tym dhe gaz lotsjellës, bulevardi kthehet në arenë përplasjesh!

17.10.2026 18:43

Situata në bulevard është tensionuar ndjeshëm, ndërsa policia po përpiqet të përparojë dhe të vërë nën kontroll situatën, por po përballet me vështirësi të mëdha.

Dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve.

Tensionet kanë eskaluar sërish në orët e mbrëmjes, duke sjellë përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.
 
Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë momentin kur një koktej molotovi hidhet në drejtim të një grupi të madh policësh dhe shpërthen mes tyre. Si pasojë, një efektiv policie përfshihet menjëherë nga flakët, ndërsa kolegët e tij ndërhyjnë me shpejtësi për t’ia shuar zjarrin.
 
Situata në bulevard është tensionuar ndjeshëm, ndërsa policia po përpiqet të përparojë dhe të vërë nën kontroll situatën, por po përballet me vështirësi të mëdha.
 
Nga përplasjet raportohet se kanë mbetur të plagosur si protesues po ashtu edhe disa efektivë policie, ndërsa situata vazhdon të mbetet e tensionuar.