Botë
Japoni, alarm i gabuar për tërmet me magnitudë 9.9, autoritetet kërkojnë falje
17.10.2026 19:03
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka kërkuar falje pasi lëshoi gabimisht një paralajmërim për tërmet me magnitudë 9.9...

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka kërkuar falje pasi lëshoi gabimisht një paralajmërim për tërmet me magnitudë 9.9, duke aktivizuar alarmet e emergjencës në miliona telefona celularë.
Incidenti ndodhi të premten, më 16 tetor, kur sistemi i paralajmërimit raportoi fillimisht një tërmet të fuqishëm pranë Ishujve Kurile. Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, autoritetet korrigjuan të dhënat, duke sqaruar se tërmeti kishte magnitudë 6.9 dhe ishte regjistruar pranë Gadishullit Kamchatka në Rusi, në një thellësi prej rreth 160 kilometrash.
Sipas Agjencisë Meteorologjike, gabimi erdhi si pasojë e një përllogaritjeje të pasaktë të epiqendrës, të cilën sistemi e kishte vendosur rreth 680 kilometra më larg nga Japonia sesa pozicioni real. Kjo ndikoi edhe në vlerësimin e gabuar të magnitudës.
Alarmi u tërhoq brenda pak minutash, por shkaktoi ndërprerje të përkohshme në transportin publik.
Pas incidentit, zyrtari i agjencisë, Shinya Tsukada, kërkoi falje publike për shqetësimin e shkaktuar, duke pranuar gabimin në sistemin e paralajmërimit.
