Rajon
Tensione në protestën në Tiranë, përfshihet nga flakët Gjykata e Lartë
17.10.2026 19:11
Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe incidente të dhunshme...

Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe incidente të dhunshme, ku një automjet i parkuar pranë Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët, së bashku me disa kosha mbeturinash.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit i kanë vënë flakën edhe një pjese të katit të parë të godinës së Gjykatës së Lartë, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar dëme më të mëdha në ndërtesë.
Incidenti vjen pas një tjetër zjarri të raportuar në godinën e ish-hotel Dajtit, që aktualisht përdoret nga Banka e Shqipërisë, ndërsa situata gjatë protestës vazhdon të mbetet e tensionuar.
