Rajon
Presidenti Begaj nesër takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri
17.10.2026 22:08
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë nesër, në orën 12:00...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë nesër, në orën 12:00, një takim me drejtuesit e komuniteteve fetare në vend.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e takimit dhe as çështjet që pritet të diskutohen.
Takimi është planifikuar në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Ende nuk dihet nëse takimi i kreut të shtetit me përfaqësuesit e komuniteteve fetare lidhet me zhvillimet e fundit në vend.
