OSBE/ODIHR: Procesi pozitiv, parregullsi proceduriale dhe votime në grup

22.06.2015 16:02

OSBE/ODIHR ka prezantuar këtë pasdite raportin paraprak për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Shqipëri...

Drejtuesja e këtij misioni, Audrey Glover, është ndalur kryesisht tek puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke theksuar se u shoqërua nga diskutime të politizuara ndërkohë që , i ka konsideruar zgjedhjet pozitive, me disa parregullsi proceduriale.   

"KQZ u shoqërua nga diskutime të politizuara. KQZ nuk respektoi afatet kohore. KQZ disa herë mori vendime të kundërligjshme.  Fushata e qetë, përmirësim nga zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet në përgjithësi ishin pozitive ,  pati parregullsi proceduriale dhe votime në grupe. Partitë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të vazhdojnë të angazhojnë qytetarët", ka deklaruar Glover.