Rajon

Tiranë, hiqen pllakat e trotuareve para Kryeministrisë në prag të protestës së gjashtë të studentëve

18.10.2026 10:53

Bashkia e Tiranës ka nisur largimin e pllakave të betonit nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”...

Në prag të protestës së gjashtë të studentëve në Tiranë, Bashkia e kryeqytetit ka nisur largimin e pllakave të betonit nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, punonjësit e bashkisë, me ndihmën e makinerive të rënda, po largojnë pllakat dhe gurët nga trotuaret, me qëllim parandalimin e përdorimit të tyre gjatë përplasjeve me forcat e policisë.

Kjo masë vjen pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe incidente të dhunshme, gjatë të cilave protestuesit kanë përdorur gurë dhe sende të forta kundër forcave të rendit dhe institucioneve.

Studentët pritet të dalin sërish sot në protestë, duke kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, më shumë mundësi punësimi dhe kushte më të mira jetese.