Rajon
Rama reagon pas protestës: Protesta paqësore, jo dhunës ndaj bizneseve
18.10.2026 11:50
Rama sërish nëpërmjet një videomesazhi iu drejtua qytetarëve....

Pas pesë ditësh protestash të dhunshme në Tiranë, kryeministri Edi Rama sërish nëpërmjet një videomesazhi iu drejtua qytetarëve. Ai u ndal gjerësisht te zhvillimet e ditëve të fundit, duke folur për dhunën, përplasjet me Policinë, kërkesat për dorëheqjen e tij dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Kushdo që të flasë me mua pa maska më ka këtu. Kush do të më çojë me gurë e me maska, shtetin e ka përballë. Shumë faleminderit dhe ju them përzemërsisht atyre që u janë dëmtuar bizneset dhe ju them të tjerëve, dëmi i kemi parë nga verifikimet është shumë më i vogël në fakt nga çfarë duket, sepse janë klounët e mbrëmjes dhe pronarët e atyre ekraneve që amplifikojnë maksimalisht, deri dje nga mesdita kishim rreth 50 subjekte, nga të cilat shumica, sportele, dyqane, bankash dhe telefonie. Pra, biznese të vogla fatmirësisht ishin pak, po ne nuk kemi problem me numrin për sa na takon ne. Ne do t’i gjendemi pranë dhe të gjitha do t’i bëjmë siç di unë t’i bëj, më të mira, më të forta, sepse çdo gjë që nuk na vret vetëm na forcon dhe kjo që po ndodh Shqipërinë do nxjerri më të fortë.”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
