Maqedoni
Zgjedhjet në Bërvenicë, deri në orën 13:00 kanë votuar 20,50 për qind e qytetarëve
18.10.2026 14:06
Në Komunën e Bërvenicës vazhdon procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës...

Në Komunën e Bërvenicës vazhdon procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.331 qytetarë, përkatësisht 20,50% e votuesve të regjistruar.
Të dhënat janë grumbulluar nga gjithsej 24 vendvotime, ndërsa krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, pjesëmarrja është rritur për 1,4%.
Nga KSHZ-ja njoftojnë se deri në orën 13:00 janë paraqitur gjashtë kundërshtime lidhur me mbrojtjen e së drejtës personale të votës. Prej tyre, tri janë miratuar, ndërsa tri të tjera janë refuzuar si të pabazuara.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se të dhënat e radhës për pjesëmarrjen dhe rrjedhën e procesit zgjedhor do të publikohen në konferencën për shtyp në orën 15:30.
Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
