Futboll
Janë përcaktuar përballjet çerekfinale në Copa America
22.06.2015 16:30
Brazili di të fitojë edhe pa Neymar.Thiago Silva dhe Roberto Firmino kanë ndihmuar Brazilin të marrë një sukses 2-1 ndaj Venezuelës dhe të sigurojë kreun e Grupit C të Kupës së Amerikës...

Me këtë fitore Brazili ka siguruar kualifikimin së bashku me Kolumbimë, që pavarësisht se mbrëmë mori një barazim ndaj Perusë dhe pushton vendin e tretë, e cila kualifikohet si një nga dy ekipet më të mira në vendin e tretë.
Tashmë Kupa e Amerikës ka hyrë në një fazë shumë interesante, teksa do të zhvillohen ndeshjet e fazës çerekfinale.
Pas ndeshjeve të fundit është hedhur edhe shorti që ka rezervuar përballje mjaftinteresante. Argjentina në çerekfinale do të përballet me Kolumbinë, Brazili do të luajë me Paraguain, Kili-me Uruguain dhe Bolivia-Peru.
