Sportet E Tjera

Xhoxhaj i pafat, eliminohet nga Lojërat Evropiane

22.06.2015 16:35

Boksieri nga Kosova, Armend Xhoxhaj (81 kg) boksoi mjaft mirë në ballafaqim me ukrainasin, Oleksander Khuzniak, por pësoi humbje...

Xhoxhaj vërtetë ishte i pafat, duke humbur me pikë shumë ngushtë nga ukrainasi dhe eliminohet nga Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015’.

Gjyqtarët vendosën 2:1 në favor të ukrainasit. Xhoxhaj në rundin e dytë ishte më i mirë, ndërsa në të parin nuk boksoi ashtu si pritej dhe bëri disa gabime, kurse në të tretin u përpoq me të gjitha forcat, por ishte shumë vështirë, ngase ukrainasi u tregua shumë i kujdesshëm.

Megjithatë, Xhoxhaj tregoi nivel të lartë dhe me pak përqendrim lehtë ka mundur të kualifikohet në gyjsmfinale.