Maqedoni

Zgjedhjet në Bërvenicë, Radiçevski kryeson me 38,90%, Jahiji 28,45%

18.10.2026 21:31

Radiçevski ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicë...

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, sipas rezultateve preliminare të përditësuara në orën 21:27.
 
Nga gjithsej 24 vendvotime, janë përpunuar rezultatet e të gjitha vendvotimeve, përkatësisht 100 për qind.
 
Sipas të dhënave, Radiçevski ka siguruar 2.943 vota ose 38,90 për qind, ndërsa në vendin e dytë renditet kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, me 2.152 vota ose 28,45 për qind. Kandidati i koalicionit VLEN, Jakup Huseini, ka marrë 1.528 vota ose 20,20 për qind.
 
Kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, renditet i katërti me 706 vota ose 9,33 për qind. Pas tij vijnë kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski me 55 vota ose 0,73 për qind dhe kandidatja e pavarur Arife Idrizi me 21 vota ose 0,28 për qind.
 
Nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar në Komunën e Bërvenicës, në listat e përpunuara figurojnë 16.247 votues. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 7.565 qytetarë, që paraqet dalje prej 46,56 për qind. Ndërkohë, janë regjistruar 160 fletëvotime të pavlefshme.
 
Edhe pse numërimi i votave ka përfunduar në të gjitha 24 vendvotimet, rezultatet mbeten preliminare deri në konfirmimin e tyre zyrtar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.