Maqedoni
Arkin Jahiji shpall fitoren, Jakup Huseini i uron suksesin
18.10.2026 22:25
Pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit nga AKI në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bërvenicë, Jakup Huseini nga VLEN ka qëndruar në shtabin e tij...

Pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit nga AKI në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bërvenicë, Jakup Huseini nga VLEN ka qëndruar në shtabin e tij, ku e ka uruar për rezultatin e arritur. Huseini e ka përgëzuar Jahijin për suksesin në këtë garë zgjedhore, ndërsa ky moment u shënua në atmosferën e fitores pas përfundimit të procesit të votimit.
