Manaj nuk ndalet me Sivasspor

19.10.2026 13:16

Manaj vazhdon të jetë protagonist në kategorinë e dytë turke...

Rey Manaj vazhdon të jetë protagonist në kategorinë e dytë turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Sivasporit, duke realizuar golin e barazimit 1-1 ndaj Sanierit në minutën e 30-të. 
 
Nga minuta e parë  tek Sivasport, luajti edhe tetovari Valon Et’hemi. Ndryshe për Manajn, ky ishte goli i tetë sezonal që e barazon me Taulant Seferin në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit. (Gazetar: Safet Ademi)