Mersinaj shënon gol në humbjen e Sllavenit

19.10.2026 13:19

Në ndeshjen e fundit të javës së 10-të, të kampionatit kroat skuadra e Dinamos në transfertë me 5:1 e mundi Sllaven Bellupon e Koprivnicës...

Në ndeshjen e fundit të javës së 10-të, të kampionatit kroat skuadra e Dinamos në transfertë me 5:1 e mundi Sllaven Bellupon e Koprivnicës. 
 
Golin e vetëm për skuadër vendase në këtë takim e shënoi Jon Mersinaj.  Shqiptari golin e shënoi në minutën e 45-të, kur  Slaven Belupo, ngushtoi avantazhin në 1:3. Ky ishte goli i dytë për Mersinaj në katër ndeshjet sezonale. (Gazetar: Safet Ademi)