Alioski shënon për Luganon në fitoren në Kupën e Zvicrës

19.10.2026 13:20

Alioski shënoi për Luganon në fitoren bindëse të ekipit të tij në 1/16 e finales së Kupës së Zvicrës...

Përfaqësuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, shënoi për Luganon në fitoren bindëse të ekipit të tij në 1/16 e finales së Kupës së Zvicrës.
 
Lugano triumfoi me rezultatin 4-0 në transfertë kundër skuadrës së kategorive më të ulëta, Pully, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës. Alioski, si kapiten i ekipit të tij, shënoi në minutën e 16-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Luganon në ato momente. Në fund, skuadra e tij fitoi me rezultatin e pastër 4-0 në fushën kundërshtare.