Pingpong, Lebrun dhe Abramjan kampion evropian

19.10.2026 13:21

Francezi Félix Lebrun dhe rusja Elizabet Abramjan fituan titujt e kampionëve të Evropës në pingpong...

Francezi Félix Lebrun dhe rusja Elizabet Abramjan fituan titujt e kampionëve të Evropës në pingpong, në evropianin e zhvilluar në Lubjanë. Të dyja finalet u vendosën pas shtatë seteve, që është numri maksimal i seteve të mundshme. Në konkurrencën e meshkujve, 20-vjeçari Lebrun mposhti suedezin Anton Kwllberg me rezultatin 4-3 (7-11, 11-9, 13-11, 8-11, 9-11, 11-6, 11-1), duke përmbysur disavantazhin prej 2-3 në sete. Për Lebrunin, ky është titulli i parë individual si kampion i Evropës në karrierën e tij. Më herët gjatë kësaj jave, në Lubjanë, ai kishte fituar edhe titullin në konkurrencën e çifteve për meshkuj, së bashku me vëllain e tij, Alexis Lebrun.
 
Në konkurrencën e femrave, 23-vjeçarja Abramjan triumfoi ndaj gjermanes Annett Kaufmann me rezultatin 4-3 (15-13, 11-5, 5-11, 9-11, 12-10, 6-11, 11-6). Me këtë fitore, Abramjan kompletoi një ecuri të jashtëzakonshme në turne, pasi në fillim të kampionatit iu desh të luante në kualifikime për të siguruar një vend në tabelën kryesore të garës. (Gazetar: Safet Adem)