Maqedoni
Zaev takon Belelin, Zaev kërkon largimin e Gruevskit në tetor
22.06.2015 17:23
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Masimo Beleli...

Temë e takimit midis Zaevit dhe ambasadorit Beleli ka qenë mundësia e arritjes së marrëveshjes më 29 qershor dhe për mënyrën e përfundimit të krizës politike në Maqedoni.
Siç bëjnë të ditur nga LSDM, Zaev ka përcjellë përkushtimin e tij dhe të LSDM-së për bisedime në nivele parimore, që do të sjellin deri te zgjidhjet të cilat duhet të jenë garanci për implementimin e vullnetit të lirë të qytetarëve.
“Jemi të përgatitur për të gjetur zgjidhje. Për arritjen e këtij qëllimi është me rëndësi që të sigurohen mekanizmat cilësor për riorganizimin sistematik, që do të pengonte keqpërdorimet e mëtutjeshme dhe organizimin e qeverisë në të cilën nuk do të përfshiheshin krijuesit e krizës, kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij”- tha Zaev.
Kreu i LSDM-së, pas takimit me ambasadorin italian, Beleli, ka theksuar edhe njëherë nevojën e largimit të Gruevskit 6 muaj përpara zgjedhjeve dhe krijimin e një mekanizmi për kontrollin e institucioneve të sistemit.
MERAL ISMAILI
