Maqedoni

Karburantet, Kuvendi vazhdon masën e krizës deri në prill 2027

19.10.2026 16:47

Gjendja e krizës me derivatet e naftës u vazhdua deri më 20 prill të vitit 2027..

Parlamenti votoi zgjatjen e masës së miratuar më 20 korrik, si pasojë e krizës me derivatet e naftës.
 
Ndërkohë, Komisioni i Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim sot për çmimet e reja, me të cilat nafta dhe vaji ekstra i lehtë rriten për dy denarë, ndërsa benzinat ulen për 2.5 denarë.
 
Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se pavarësisht vështirësive, vendi ka siguruar sasi të mjaftueshme të karburanteve deri në fund të vitit, ndërsa çmimet ngelen më lirë krahasuar me vendet tjera.
 
“Tani për tani po përballemi shumë mirë. Deri në fund të vitit absolutisht kemi siguruar sasi për të gjitha llojet e karburanteve, ndërsa viti i ardhshëm gjithashtu do të jetë vit që nuk pres të ketë shumë turbulenca. Sfida gjithsesi se do të ketë. Tashmë ka vende në Evropë ku karburantet e dizelit dhe benzina pa plumb po shiten me çmim mbi 3 euro 3.2, 3.3, madje edhe 3.5 euro për litër, ndërsa te ne edhe dizeli, edhe benzina pa plumb janë nën 1.6 euro për litër.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Mickoski theksoi edhe uljen e inflacionit. Sipas tij, vendi ka inflacionin bindshëm më të ulët në rajon. 
 
“Ne si Qeveri punuam për konsolidimin e inflacionit, prandaj sot si shtet, sidomos në çerekun e tretë, e kemi inflacionin më të ulët në rajon, bindshëm më të ulët.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Edhe çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në fund të këtij viti. Sa i përket çmimit për vitin tjetër, do të varet nga vlerësimet e kompanive dhe komisionit rregullator.
 
BENJAMIN ARIFI