Parashikimi i motit për ditën e sotme si dhe ditëve në vijim

20.10.2026 08:19

Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell....

Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 9 gradë, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë parashikohet mot me diell dhe erë e dobët deri mesatare.

Nga e mërkura pasdite koha do të jetë me vranësira, ndërsa do të ketë mundësi për reshje lokale të shiut, fillimisht në pjesët perëndimore.

Në lugina, deri të enjten në mëngjes, mund të paraqiten mjegulla dhe vranësira të ulëta.

Të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje shiu, të cilat në disa vende mund të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara herë pas here me bubullima. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 23 gradë.

Reshje lokale priten edhe të premten. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 14 gradë në mëngjes dhe nga 13 deri në 21 gradë gjatë ditës. Gjithashtu, do të fryjë erë veriperëndimore, e cila në disa vende do të jetë më e përforcuar.