Maqedoni
Projekti për blerjen e 100 autoambulancave, promovohen autoambulancat e reja
20.10.2026 08:51
Mickoski do të marrë pjesë në promovimin e projektit për blerjen e 100 autoambulancave të reja, në parkingun e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.....

Automjete të reja të ndihmës së shpejtë janë sjellë në parkingun para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ku është paralajmëruar promovimi i projektit qeveritar për blerjen e gjithsej 100 automjeteve për ndihmë urgjente mjekësore.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në promovimin e këtij projekti.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është paraparë që kryeministri të japë deklaratë për mediat.
