LAMM
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata
20.10.2026 09:09
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
