Botë
Zëvendëskryeministri turk: Zgjedhje të reja parlamentare, opsioni i fundit
22.06.2015 18:45
Mbajtja e zgjedhjeve të reja të parakohshme për Turqinë janë opsioni i fundit, deklaroi sot nënkryetari i Qeverisë turke, Numan Kurtulmush...

Në zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) për herë të parë nga ardhja në pushtet në vitin 2002 nuk fitoi pozita të mjaftueshme në Parlament që të mundet vetë të formojë qeveri, me ç'rast po spekulohet se zgjedhjet mund të përsëriten.
Presidenti turk Rexhe Taip Erdogan dje përsëri bëri thirrje për formimin urgjent të qeverisë së koalicionit, duke paralajmëruar se mund të shpall zgjedhje të parakohshme nëse deri nga gjysma e gushtit nuk konstituohet kabineti qeveritar.
Deputetët e sapozgjedhur të martën duhet të japin betimin, me ç'rast Erdogan duhet partisë më të madhe AKP-së t'ia besojë mandatin për formimin e qeverisë në afat prej 45 ditëve./mia
