Vazhdojnë përgatitjet e përfaqësueses, në Turqi do të testohet forma para kampionatit evropian

20.10.2026 13:48

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra, vazhdon punën e saj në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2026....

Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin kontinental, hendbollistet e Maqedonisë do të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar në Turqi, nga 27 deri më 29 nëntor. Maqedonia do të përballet me Finlandën, Italinë dhe nikoqiren, Turqinë. 
 
Kampionati Evropian do të zhvillohet në muajin dhjetor, ndërsa ndeshjet e fazës së grupeve Maqedonia do t’i luajë në Kluzh-Napoka të Rumanisë. Kundërshtare të përfaqësueses së vendit në grup do të jenë Zvicra, Rumania dhe Norvegjia. 
 
Maqedonia do ta nisë aventurën evropiane më 4 dhjetor, me ndeshjen kundër Zvicrës. Më 6 dhjetor do të përballet me Rumaninë, ndërsa fazën e grupeve do ta përmbyllë më 8 dhjetor, kundër Norvegjisë. 
 
Turneu në Turqi do të jetë një test i rëndësishëm për hendbollistet e përzgjedhura nga trajneri i përfaqësueses, të cilat do të kenë mundësinë të përmirësojnë formën dhe të harmonizojnë detajet e fundit përpara sfidave në Kampionatin Evropian. (Gazetar: Safet Ademi)