NBA, formati i sezonit të ri

20.10.2026 14:01

Secila prej 30 skuadrave do të luajë nga 82 ndeshje në sezonin e rregullt...

Secila prej 30 skuadrave do të luajë nga 82 ndeshje në sezonin e rregullt, i cili përfundon më 11 prill 2027. Pas kësaj, do të zhvillohet turneu play-in, ku skuadrat e renditura nga vendi i shtatë deri në vendin e dhjetë në secilën konferencë do të luftojnë për një vend në fazën eliminatore, play-off. 
 
Play-off-i fillon më 17 prill, ndërsa nga tetë skuadra të secilës konferencë do të garojnë për një vend në finalen e madhe. Gjatë sezonit do të zhvillohet sërish edhe Kupa e NBA-së.
 
Faza e grupeve nis më 30 tetor, ndërsa finalja është caktuar për 11 dhjetor në Indianapolis. Liga do të organizojë përsëri edhe ndeshje në Evropë. San Antonio Spurs dhe New Orleans Pelicans do të përballen në Paris më 14 janar, ndërsa tri ditë më vonë të njëjtat skuadra do të takohen edhe në Mançester