Vazhdojnë protestat në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
20.10.2026 17:02
Me një frymë krejt tjetër po zhvillohen protestat në ditën e 8-të në Tiranë...

Me një frymë krejt tjetër po zhvillohen protestat në ditën e 8-të në Tiranë. Një numër mjaft i madh pedagogësh marshuan deri në Kryeministri për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe thyen karriget, që më herët Rama kishte vendosur para kryeministrisë e ku shkruhej fjala dialog. Pedagogët njoftuan bojkot të universiteteve dhe thanë se dialogu duhej të ishte bërë shumë kohë më parë.
Pjesë e protestave u bënë edhe studentët të cilët marshuan paqësisht në krah të pedagogëve.
Rama fton protestuesit për dialog pa kushte
Më herët kreu i Qeverisë paralajmëroi penalitetet për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në protesta.
Protestat në Tiranë kanë nisur më 13 tetor dhe kanë vijuar të dhunshme e me shumë përplasje me policinë. Bulevardi kryesor u kthye për një javë rresht në arenë luftë e shkatërrimi. Bilanci arriti në qindra të lënduar e të arrestuar, ndërkohë që kryeministri refuzoi dorëheqjen.
LULJETA NDOKA
