Ushtarët profesionistë mbeten në ARM edhe pas moshës 40-vjeçare
20.10.2026 17:04
Ushtarët profesionalë edhe pas moshës 40-vjeçare do të mund të vazhdojnë të mbeten...

Ushtarët profesionalë edhe pas moshës 40-vjeçare do të mund të vazhdojnë të mbeten në shërbim të armatës, si sigurim për personelin dhe objektet ushtarake, me rroga të ngjashme deri në pensionim. Nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se interesimi është i madh te ushtarët.
“Një propozim i tillë do t’i dërgohet presidentes për ta nënshkruar plotësimin e formacionit të armatës, me qëllim të formalizimit të një nevoje të tillë.”, - deklaroi shefi i Shtatmadhorisë, Sasho Llafçinski.
Ministri i Mbrojtjes, Misajllovski, paralajmëron se së shpejti do të ketë edhe rritje të buxhetit dhe rrogave, si dhe marrëveshje të re kolektive.
“Buxheti vitin e ardhshëm do të rritet, do të ketë mjete shtesë. Unë do të paralajmëroj edhe projekte shtesë vitin e ardhshëm. Shumë më tepër në investime kapitale. Në fazë përfundimtare është edhe projekti për shtëpinë e armatës, e cila do të fillojë të ndërtohet. Në çdo kazermë do të ketë objekte të reja, të cilat do t’i modernizojmë. U angazhuam që të ketë edhe mjete shtesë për programin e NATO-s për modernizim të kemi mjete shtesë. Uniformë të re luftarake. Pasojnë marrëveshje të reja në pjesën e modernizimit. Kemi paraparë mjete për blerjen e dronëve dhe sisteme antidronë.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Ministri paralajmëroi se dy helikopterë të rinj do të arrijnë muajin e ardhshëm, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë furnizim të ri me helikopterë.
GAZMEND REXHEPI
