Maqedoni
LSM: Shporta minimale sindikale 70.358 denarë
20.10.2026 17:09
Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor të këtij viti...

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor të këtij viti për një familje katëranëtarëshe arrin në 70.358 denarë.
Krahasuar me muajin shtator, kur shporta kushtonte 69.432 denarë, ajo është rritur për 926 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Me përfshirjen e qirasë për një banesë prej 60 metrash katrorë, vlera e shportës minimale për tetorin arrin në 85.733 denarë.
Sipas shportës minimale të LSM-së, familjet shpenzojnë 26.170 denarë për ushqim dhe pije, 6.379 denarë për fatura dhe 5.468 denarë për transport. Brenda katër muajsh, shporta minimale sindikale është rritur për rreth katër mijë denarë, theksojnë nga Lidhja e Sindikatave.
