Analisti Florian Nesimi në RTM2: Pakënaqësia e akumuluar dhe arroganca e pushtetit sollën radikalizmin e protestave në Shqipëri
Gjatë debatit, Nesimi u ndal te trajektorja e protestave, duke kujtuar se gjatë verës, kur temperaturat arritnin deri në 40 gradë, protestuesit u trajtuan si "sora" dhe u minimizuan nga pushteti. Megjithatë, me ardhjen e vjeshtës dhe rënien graduale të temperaturave, paralajmërimet se protestat do të bëheshin më të ashpra u realizuan.

Protestat e dhunshme në Shqipëri dhe tensionet e vazhdueshme politike ishin në fokus emisionit "Zoom" në RTM2 .
Sipas analistit Florian Nesimi, zanafilla e këtyre protestave daton prej më shumë katër muajsh, kur qytetarët u revoltuan ndaj projektit të Zvërnecit dhe veprimeve të fshehta të policisë sekrete në lidhje me oligarkët. Ai theksoi se refuzimi i kryeministrit Edi Rama për të dëgjuar zërin e protestuesve ka bërë që pakënaqësia e akumuluar të shndërrohet në forma më të dhunshme proteste.
Pse u radikalizuan protestuesit?
Gjatë debatit, Nesimi u ndal te trajektorja e protestave, duke kujtuar se gjatë verës, kur temperaturat arritnin deri në 40 gradë, protestuesit u trajtuan si "sora" dhe u minimizuan nga pushteti. Megjithatë, me ardhjen e vjeshtës dhe rënien graduale të temperaturave, paralajmërimet se protestat do të bëheshin më të ashpra u realizuan.
Nesimi theksoi se kërkesa parësore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kjo kërkesë vjen pasi kreu i qeverisë ka vite që tallet me qytetarët, ndërkohë që vendi drejtohet nga një kabinet ku disa zëvendëskryeministra dhe zyrtarë të lartë janë nën hetim për korrupsion dhe lidhje me strukturat kriminale.
vuri në dukje se përgjegjësia për protestat bie mbi qeverinë, e cila përdor masa të dhunshme dhe dërgon persona të maskuar për të sulmuar protestuesit, me qëllim që të ruajë pushtetin. Ai përmendi si shembull skandalet e njëpasnjëshme ku pushteti ka ndërhyrë për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij përmes imunitetit, duke përmendur rastin e zëvendëskryeministres së përfshirë në tenderët e mëdhenj në Tiranë.
Nesimi u ndal te gjenerata e re e studentëve dhe protestuesve, të cilët sipas tij nuk mund të kontrollohen apo gënjehen më nga qeveria, pavarësisht presioneve dhe tentativave për t'i ndalur.
