Maqedoni

Maqedonia nuk është në rend dite zyrtare në APKE

22.06.2015 20:54

Në Strasburg filloi me punë sesioni veror i APKE-së, ku merr pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Aleksandar Nikollosk...

Në Strasburg filloi me punë sesioni veror i APKE-së, ku merr pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Aleksandar Nikolloski, ku gjenden edhe deputetët Ermira Mehmeti dhe Vladimir Gjorçev, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
 
Edhe këtë herë në delegacionin e Kuvendit të Maqedonisë nuk ka përfaqësues të opozitës dhe pavarësisht thirrjeve të shumta të APKE-së që në fillim të këtij viti.
 
"Maqedonia nuk është në rendin e ditës të këtij sesioni, sepse në rend dite janë ato debatet që janë urgjente dhe që përfaqësojnë problem në Evropë. Sipas vlerësimeve të APKE-së, Maqedonia është një problem i tillë dhe për këtë shkak ajo nuk është zyrtarisht në rendin e ditës," deklaroi Aleksandar Nikolloski, kreu i delegacionit të Maqedonisë.
 
Sigurisht, thotë ai, ekzistojnë organe të cilët rregullisht merren me plotësimin e obligimeve të shteteve anëtare, siç është komisioni monitorues, ku do të bisedohet me një vizitë jashtëzakonisht pozitive që e kishin anëtarët e komisionit monitorues të Maqedonisë, pas së cilës sollën një Rezolutë me cilësi.
 
"Kjo do të jetë fokusi kryesor në raport me Maqedoninë në këtë sesion", shtoi Nikolloski.
 
Nesër në APKE do të mbahet një debat i rëndësishëm ku do të debatohet për mbrojtjen e paralajmëruesve si Edvard Snouden, dhe gjithashtu do të bëhet fjalë edhe për përgjimet ilegale, ku duhet të miratohet edhe rezoluta në të cilën ajo do të dënohen./mia