“Edi Rama po përpiqet të gjejë armiq të jashtëm”, Nesimi: Njëherë tha se protestuesit vijnë nga Tetova e Kosova, tani nga Rusia e Irani
Nesimi tha se më herët, nga përfaqësues të qeverisë shqiptare, protestuesit ishin lidhur me Tetovën dhe Kosovën, ndërsa tani, sipas tij, Rama përmend Rusinë dhe Iranin.

Analisti Florian Nesimi gjatë emisionit ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet të gjejë armiq të jashtëm për të shpjeguar protestat dhe pakënaqësitë e qytetarëve në Shqipëri.
Nesimi tha se më herët, nga përfaqësues të qeverisë shqiptare, protestuesit ishin lidhur me Tetovën dhe Kosovën, ndërsa tani, sipas tij, Rama përmend Rusinë dhe Iranin.
“Na ka akuzuar edhe neve. E tha Taulant Balla, sorrat që vijnë nga Tetova. Ai (Edi Rama) mundohet të gjejë armiq të jashtëm. Njëherë tha Rusia, pastaj Irani, pastaj Tetova e Kosova, ndërsa tani, po t’i shohësh, janë qytetarë të Shqipërisë të cilët i kanë hallet e tyre”, tha Nesimi, ndër të tjera.
