Dehari: Të djegësh arkivin dhe institucionet publike është e papranueshme
Dehari vlerësoi se djegia e arkivit shtetëror dhe e institucioneve publike është e papranueshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve dhe trashëgimisë institucionale.

Analisti Berat Dehari, në emisionin ZOOM, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë është një nga tiparet themelore të demokracisë, por se ajo nuk duhet të cenojë liritë e të tjerëve dhe as të shndërrohet në dhunë ndaj institucioneve publike.
Dehari vlerësoi se djegia e arkivit shtetëror dhe e institucioneve publike është e papranueshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve dhe trashëgimisë institucionale.
“E drejta për protestë është tipar themelor i demokracisë, mirëpo edhe ajo deri në një masë, për sa kohë nuk e cenon lirinë e tjetrit. Me maskë nuk ke të drejtë ta djegësh arkivin shtetëror 500-vjeçar, të cilin as turku nuk e ka djegur”, u shpreh Dehari.
Ai gjithashtu foli për forcat speciale RENEA, duke theksuar se ato bëjnë pjesë ndër njësitë speciale më të afta.
