Maqedoni

Pusiq: BE-ja me koncentrim të punojë me Maqedoninë

22.06.2015 21:48

Ministrja e Punve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq sot, pas takimit të Këshillit të BE-së...

Ministrja e Punve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq sot, pas takimit të Këshillit të BE-së, deklaroi se BE-ja në këtë moment duhet në mënyrë mjaft të koncentruar të punojë me Maqedoninë që të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.
 
"Në takimin e Këshillit të BE-së kemi biseduar për Maqedoninë. Ajo që mendoj se është e rëndësishme të nënvizohet është se Maqedonia në këtë moment është kandidate edhe atë me vite vend - kandidat. Duhet ta them se disa prej kolegëve këtë fakt madje edhe e harruan. Epërsi është se edhe krahas të gjitha ngjarjeve dramatike në Maqedoni kohëve të fundit, kjo nuk është shndërruar, të paktën deri më tani, në përleshje etnike dhe së dyti se ky është problem të cilin BE-ja mund ta zgjidh vetë. Prandaj në këtë moment duhet me shumë koncentrim të punohet me Maqedoninë, të gjitha shtetet anëtare, veçanërisht ato të cilat janë nga rajoni. Kroacia, gjithsesi, është midis tyre", tha Pusiq.
 
Paraprakisht sot ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, pas një ore e gjysmë diskutim për krizën politike në Republikën e Maqedonisë, vendosën për nesër ta lënë miratimin zyrtar të konstatimeve për vendin tonë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Luksemburgu./mia