Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 54-të

23.06.2015 10:20

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 54-të, me debat për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore, në lexim të parë...

Në rend dite, mes tjerash, janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kimikate, të Ligjit për kadastër të patundshmërive, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrugë publike dhe të Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozimin e Ligit për gjelbërim urban, Propozimin e ligjit për ndryshime të Kodit zgjedhor të Republikës së Maqedonisë si dhe për kërkesë të interpretimit autentik të nenit 5-6 paragrafi 2 të Ligjit për veprim me objektet  e ndërtuara pa leje.