Basketboll, Würzburgu më i mirë se MZT-ja
21.10.2026 14:42
Kampioni aktual i vendit MZT Skopje Aerodrom, pësoi humbjen e tretë në po aq ndeshje në “FIBA Europe Cup”..

Kampioni aktual i vendit MZT Skopje Aerodrom, pësoi humbjen e tretë në po aq ndeshje në “FIBA Europe Cup”, këtë herë në transfertë kundër Würzburgut në Gjermani, me rezultatin 87:70. “Lejkelwt” nga kryqendra mirë ndeshjen dhe gjatë një pjese të çerekut të parë kishte epërsi prej pesë pikësh 21:16. Në pjesën e dytë, skuadra gjermane e kontrolloi vazhdimisht rezultatin, ndërsa në fund të çerekut të tretë për herë të parë arriti epërsi dyshifrore 67:57.
Basketbollistët e MZT Skopjes thjesht nuk patën fuqi për t’ju kundwrvy në 10 minutat e fundit. Würzburgu ruajti vazhdimisht epërsinë dyshifrore dhe në fund, pa shumë vështirësi arriti një fitore bindëse, duke regjistruar suksesin e parë të sezonit në këtë garë. Pas tri xhirove në këtë grup, MZT Skopje Aerodrom renditet në vendin e fundit dhe është skuadra e vetme pa asnjë fitore. (Gazetar: Safet Ademi)
