Ashadanov jep dorëheqje nga posti i seleksionuesit
21.10.2026 14:44
Aleksandar Ashadanov nuk është më përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll për femra....

Aleksandar Ashadanov nuk është më përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll për femra. Pas pesë vjetësh në drejtimin e ekipit përfaqësues, ai ka vendosur të largohet nga kjo detyrë.
Largimin e tij e konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjatë periudhës së fundit, Ashadanov punoi për ndryshimin e gjeneratës dhe përfshirjen e basketbollisteve më të reja në ekip, me synimin për të ndërtuar një ekip që në të ardhmen do të jetë më konkurrues në kualifikimet evropiane.
