"Game of Thrones", sezonin e gjashtë e nis në Maqedoni

23.06.2015 10:16

Seriali fantastiko-epik, "Game of Thrones" është shndërruar tashmë në një ndër serialet më të përfolura në botën virtuale pas përfundimit të sezonit të pestë...

Deri më tani seriali është filmuar në një varg vendesh nisur nga Kroacia, Maroku, Irlanda e Veriut e Islanda dhe së fundit për sezonin e gjashtë do të xhirohet në Maqedoni. express.co.uk.

Sipas tyre, planifikohet të xhirohet në qytetin e Prilepit, në Ohër afër liqenit, në regjionin qendroro-lindor të Krivlolakut ku janë bazat e mëdha ushtarake të vendit që janë përdorur për ushtrime të trajnimit NATO-s.

"Game of Thrones" është i bazuar në best-sellerin e shkrimtarit George R.R. Martin, i cili bën fjalë përdisa familje mesjetare të cilat luftojnë për të kontrolluar një tokë mitike.