KShZ-ja shpall rezultatin përfundimtar
Jahi dhe Radiçevski në balotazh për Bërvenicën...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e tij të 23-të, ka bërë zyrtarisht publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të mbajtura më 18 tetor. Me këtë
rast, ka bërë të ditur se, bazuar në rezultatet, dy kandidatët që kanë fituar më së shumti vota në rrethin e parë të votimit do të garojnë në rrethin e dytë, më datë 1 nëntor.
“Pas mbajtjes së votimit më 11 tetor 2026 për kryetar të Komunës së Bërbenicës, me çka nuk është zgjedhur kryetar i Komunës në rrethin e parë, do të realizohet rrethi i dytë i votimit më datë 1 nëntor 2026. KShZ-ja pas skadimit të afateve ligjore për dorëzimin e kundërshtimeve dhe ankesave, për procesin e votimit dhe procesin e grumbullimit dhe publikimit të rezultateve finale, bënë publike listën e kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në rrethin e dytë të votimit. Në rrethin e dytë do të garojnë dy kandidatë edhe atë: kandidati me numrin rendor 1 Stojanço Radiqevski nga Koalicioni “Maqedonia jote”, e kryesuar nga VMRO-DPMNE, dhe kandidati me numrin rendor 6 Arkin Jahi nga Aleanca Kombëtare për Integrim.”, - deklaroi kryetari i KShZ-së, Bojan Mariçiq.
Kryetari i KShZ-së ka theksuar gjithashtu se kanë skaduar edhe dy afatet: afati për dorëzimin e kundërshtimeve lidhur me procesin e votimit, i cili ka skaduar mbrëmë në ora 19:00, si dhe afati për procesin e grumbullimit dhe publikimit të rezultateve.
Brenda afateve të përcaktuara, në KShZ nuk është paraqitur asnjë kundërshtim. (Fitim Kryeziu, TVM2)
