Bejta po qëndron për vizitë studimore në Reykjavik të Islandës
Në cilësi të nënkryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta po qëndron në një vizitë studimore në Reykjavik të Republikës së Islandës...

Qëllimi i vizitës studimore është praktika e shkëlqyer e Komunës së Reykjavikut sa i përket buxhetimit të përgjithshëm gjinor, i cili synon shpërndarjen e barabartë në përputhje me gjendjen ekonomike dhe sociale të popullatës në regjione të caktuara. Në qytetin e Reykjavikut, implementimi i buxhetimit të përgjithshëm gjinor bazohet në politikat për të drejtat e njeriut si dhe ligjin për status të njejtë dhe të drejta të barabarta mes gjinive. Ky model i buxhetimit të përgjithshëm gjinor në qytetin e Reykjavikut është fuqizuar në vitin 2011 me një vendimt të plotfuqishëm të Këshillit Komunal.
Ky sistem, respektivisht buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë, është në fazën fillestare të realizimit, prandaj përvojat pozitive nga qytetet respektivisht komunat e shteteve të zhvilluara janë të mirëseardhura.
Gjatë vizitës zyrtare treditore, delegacioni nga Maqedonia do të realizon shumë takime me zyrtarë të institucioneve relevante, siç është takimi me zyrtarët e kryeministrisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria për Punë Sociale, vizita tek Asociacioni i Komunave të Islandës, si dhe takimi me zyrtarët e Komunës së Reykjavikut.
