Botë

Parashikimi i motit

22.10.2026 08:44

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.