Policia në Erevan arrestoi më shumë se 200 protestues

23.06.2015 10:36

Policia në Erevan arrestoi 237 persona në protestën e djeshme kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për 17-22 për qind, deklaroi për TASS zëdhënësi i forcave ermenase të rendit Armen Malhasjan...

Tetëmbëdhjetë persona janë lënduar gjatë protestave. Shtatë kanë kërkuar ndihmë në në shërbimet mjekësore, tre prej tyre janë hospitalizuar. Kanë pësuar 11 policë.

Policia e shpërndau protestën me topa të ujit herët në mëngjes.

Vendimi për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike është sjellur në kërkesë të kompanisë elektrodistributive e cila është nën kapelën e kompanisë ruse RAO. Vnedimi i tillë është argumentuar me rënien e vlerës së dramës ermenase.