Maqedoni

Kryeministri Mickoski në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

22.10.2026 08:46

Mickoski sot merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit...

Kryeministri Hristijan Mickoski sot merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili mbahet në Sveti Stefan, në Mal të Zi. Në fokus të bisedimeve do të jenë ndërlidhja ekonomike e rajonit, siguria dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian.
 
Samiti është ngjarja përmbyllëse në kuadër të kryesimit të Malit të Zi me Procesin e Berlinit. Krahas liderëve të Ballkanit Perëndimor, në këtë takim merr pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili mbështet integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
 
Para fillimit të samitit, sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të Qeverisë, janë paraparë deklarata të shkurtra për mediat.
 
Në seancën kryesore, kryeministri Mickoski do të prezantojë mundësitë dhe qëndrimet e Maqedonisë së Veriut lidhur me ekonominë, sigurinë, integrimet evropiane dhe konkurrueshmërinë e rajonit.